Ne Kosove ka filluar te regjistrohet nje renie e ndjeshme e vdekshmerise se foshnjeve dhe nenave.

Lajmin e ka bere te ditur ministri kosovar i Shendetesise, Alush Gashi, gjate nje serminari mbi shendetesine te zhvilluar sot ne Prishtine.

“Kjo ka ardhur si pasoje e reformave rrenjesore qe qeveria ka kryer ne sektorin shendetesor, duke e vene pacientin ne qender te vemendjes”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se dikasteri i drejtuar prej tij do te vazhdoje te punoje qe ta ule edhe me tej numrin e vdekshmerise.

Top Channel