Duhanpiresit, 6 milione viktima ne 2010-en

26/08/2009 12:00

Brenda nje viti duhani do vrase 6 milione njerez ne mbare boten. Sipas nje studimi, problemet kardiake dhe ato ne mushkeri te shkaktuara nga pirja e duhanit, ne vitin 2010 do marrin jeten e 6 milione personave ne te gjithe planetin.

Studimi eshte kryer nga “World Lung Foundation e l’American Cancer Society”, qe thekson se pirja e duhanit i kushton ekonomise 500 miliarde dollare, shume qe shpenzohet per ilace dhe riparimin e demeve ndaj ambientit.

Sipas ketyre te dhenave, duhani shkakton 1/10 e vdekjeve ne mbare globin, ndersa mendohet se ne vitin 2020 numri i te vdekurve si pasoje e duhanpirjes do shkoje rreth 7 milione njerez ne vit.

Top Channel