Qeveria maqedonase ka deshtuar ne arritjen e objektivit te saj per ngritjen e nivelit te ekonomise ne vend.

Keshtu shkruajne sot mediat lokale, sipas te cilave plani i kryeministrit Gruevski ka deshtuar ne te gjitha pikat.

Keshtu, premtimi per nje rritje te prodhimtarise industriale me 5 deri ne 7 per qind eshte shoqeruar me nje renie prej 16.3 per qind.

Po ashtu, ne sektorin e punesimit, ku eshte premtuar rritja e shkalles se punesimit ne 48 per qind, shifra ne fjale eshte vetem 37%.

Te njejtat burime shtojne se e njejta situate paraqitet edhe per importet, te cilat kane shenuar nje renie ne nivelin 42%, nderkohe qe qeveria kishte premtuar nje rritje prej 15%.

Premtimet e saj qeveria maqedonase i kishte bere gjate fushates zgjedhore, duke joshur keshtu qytetaret per te votuar ne favor te saj.

Top Channel