Winehouse rikthehet e suksesshme ne skene

24/08/2009 14:05

Amy Winehouse duket se ka rigjetur celsin e rikthimit tek suksesi pas periudhes se erret qe e shoqeroi muajt e fundit.

Bashkimi me Fieder-Civil i ka rikthyer buzeqeshjen kengetares britanike, e cila eshte shfaqur me ne forme se kurre ne V Festival qe u zhvillua ne Angli ne datat 22 dhe 23 gusht. Winehouse kendoi me The Specials dy kenget “You’re Wondering Now” e “Ghost Town”.

Para gazetareve ajo ka konfirmuar se ndihet e gatshme per t’u rikthyer me fuqishem se kurre. “Ishte shume bukur rikthimi ne skene dhe tashme mendoj se duhet te kendoj live”, tha Amy pas koncertit.

Top Channel