Reeves-Diaz, fillimi i nje historie?

24/08/2009 10:30

Nje dashuri e re po lind ne Holywood? Kjo nuk eshte e sigurt por shkak per te lene te kuptohet nje gje e tille kane dhene Keanu Reeves dhe Cameron Diaz.

“Matrix” eshte pare ne shoqerine e 36 vjecares ne nje restorant te quajtur “Whisper Lounge” dhe me pas ata jane larguar per te pare nje film ne kinema. Sipas disa burimeve, 44 vjecari dhe biondja hollivudiane po tentojne te nisin nje histori, por gjithcka do ta vleresoje koha.

Gjate momenteve qe jane shfaqur bashke ne publik, ata nuk kane kursyer as gjestet intime. Sipas disa deshmitareve, Reeves eshte shfaqur ne humor edhe pse shpesh here ai ka nje sjellje shume serioze. Para kesaj historie, Diaz ka koleksionuar lidhje me aktore te njohur si Jude Law e a Leonardo DiCaprio, madje ajo ka arritur te joshe kengetarin Justin Timberlake, modelin Paul Sculfor dhe liderin e “Maroon 5”.

Ne krah te Reeves, Diaz ka xhiruar nje film rreth 10 vjet me pare te titulluar “Feeling Minnesota”.

Top Channel