Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci priti sot ne nje takim shefin e misionit civil Piter Feith dhe ate te misionit EULEX, Iv de Kermabon, me te cilet bisedoi mbi zhvillimet e fundit politike ne Kosove.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave biseda eshte perqendruar ne vecanti tek procesi i decentralizimit dhe vendosja e rendit dhe ligjit ne vecanti ne zonen veriore te Kosoves.

Megjithate, burimet nuk kane saktesuar nese ne takim eshte folur per protokollin policor me Serbine, proces qe coi ne perplasjen e Prishtines zyrtare me misionin EULEX.

Nder te tjera, gjate takimit Thaci ka dhene garancine e tij per ushtrimin e nje qeverisjeje transparente dhe efikase, si dhe ka shprehur angazhimin e tij per luftimin e dukurive negative.

Nga ana tjeter, dy zyrtaret e huaj kane shprehur mbeshtetjen e tyre ndaj qeverise se Kosoves, ne menyre qe ajo te arrije objektivat e saj, mes te cileve eshte edhe ai per anetaresimin ne NATO dhe BE.

Top Channel