Bolt fiton me “shpejtesi” edhe Paris Hilton

24/08/2009 10:45

“Njeriu i eres” mund te jete personi qe ka marre mendjen e femres me te perfolur ne SHBA, Paris Hilton.

Atleti xhamajkian, Usain Bolt, i cili nuk njeh limite ne garat e shpejtesise tashme eshte vene ne qender te vemendjes nga femra e pasur amerikane. Lajmin e ben te ditur gazeta italiane, “Corriere Della Sera”.

Paris eshte nje nga ato femra qe deshiron te kete ne krah vetem kampione dhe pas historise me Cristiano Ronaldo, preja e saj e radhes mund te jete Bolt qe ka dale me tre medalje ari dhe dy rekorde boterore nga Berlini.

Ne te vertete, xhamajkiani nje te fejuar e ka dhe ajo quhet Mizzican Evans. Bolt dhe Hilton jane njohur ne New York gjate David Letterman Show. Biondja i ka kerkuar numrin e telefonit dhe pas pak ditesh e ka telefonuar. Deri ne kete pike historia dihet, por se cfare do te vije me pas, ngelet per t’u vertetuar.

Top Channel