“Te shtohen edhe dy stine te tjera, Sprummer dhe  Sprinter”, kjo eshte kerkesa e  Drejtorit te Kopshtit Botanik Mbreteror, Tim Entwisle ne Sidnej te Australise drejtuar autoriteteve qeverisese ne Kanberra.

“Na nevojiten dy stine me shume per te organizuar jeten tone te perditshme dhe te llogarisim aktivitetet e kafsheve me mire. Ndarja qe kemi eshte e trasheguar nga anglezet gjate kolonizimit, komplet sipas modelit europian dhe pa marre parasysh kushtet atmosferike te Australise”, thote Tim Entwisle

Sipas drejtorit Entwsile ndarjes ekzistuese dhe standarte per gjithe boten duhet t’u shtohen edhe dy stine, Sprummer ( mes praneveres dhe veres) dhe Sprinter (mes dimrit dhe pranveres).

Ndoshta Entwisle ka te drejte, pasi sipas disa studimeve te kryera, banoret indigjene ne disa zona te Australise perdorin nje ndarje prej tete stinesh.

Top Channel