Berisha perurime ne Diber

23/08/2009 13:50

Kryeministri Sali Berisha ka inaguruar fillimin e punimeve per sistemim asfaltimin e rruges Maqellare – Peshkopi , aks qe lidhet edhe me Rrugen e Arbrit permes segmentit Ura e Cerenecit – Bllate.

Duke e cilesuar kete investim si nje tjeter premtim te mbajtur te qeverise, zoti Berisha theksoi se Rruga e Arberit do te jete gati brenda dy vitesh duke u kthyer sipas tij ne nje aks qe do te shumfishoje marredheniet tregtare.

“Kjo rruge ben te mundur qe banoret e Peshkopise, te Maqellares, Bulqizes dhe gjithe ketyre zonave, te vijne ne Tirane ne nje kohe mbi 2 here me te shkurter dhe ne kushte shume here me komode se sa ne rrugen ekzistuese”, tha kryeministri Berisha

“Rruga e Arbrit gjithashtu shkurton distancen midis Shkupit dhe Tiranes, me mbi 100 kilometra. Ajo i afron zonat shqiptare te Maqedonise me Tiranen, Durresin, Vloren, shkurton distancen e tyre me vendin, me Shqiperine, rreth dy here”, shtoi me tej kreu i qeverise

Kryeministri premtoi nisjen se shpejti te rruges qe lidh Peshkopine me Librazhdin, aksin qe lidh Peshkopine me Kuksin , Prishtinen e Prizrenin ne Kosove. Por edhe universitetin e ketij qyteti qe sipas zotit Berisha do te filloje brenda ketij viti.

“Une kam bindjen se Peshkopia e kater viteve qe vijne do te jete nje peshkopi krejtesisht tjeter. Se bashku, ne çdo fshat te ketij rrethi, do te luftojme varferine. Fermeret e Peshkopise duhet ta dine se ata kurre nuk do te ndihen te braktisur, sepse ne kudo do te ndertojme infrastrukturen moderne. Ne respektojme plotesisht zgjedhjen e tyre per levizje te lire, apo perpjekjet e tyre per te ndertuar jeten aty ku ata e gjykojne me te mire per ta”, perfundoi fjalen e tij perpara banoreve te Dibres kryeministri.

Top Channel