Afganistan, Abdullah : Zgjedhjet te parregullta

23/08/2009 20:00

Kandidati opozitar ne zgjedhjet presidenciale te 20 gushtit ne Afganistan, Abdullah Abdullah pretendon se procesi zgjedhor ka qene i manipuluar dhe me parregullsi te medha.

“Raportet qe na vijne nga bashkepunetoret tane ne te gjithe vendin jane alarmante, me mijera parregullsi dhe manipulime, nje manipulim masiv i votes se afganeve per te cilen une nuk kam asnje dyshim se ka ndodhur”, ka deklaruar ne nje konference per shtyp ish Ministri i Jashtem, Abdullah.

Nderkohe qe raporti i veshguesve nderkombetare tha se zgjedhjet ne pervec tensioneve dhe kercenimeve nga talebanet ishin pergjithesisht te lira dhe te ndershme, dhe beri thirrje per mosdeklarim fitoreje dhe kandidatet te presin rezultatin zyrtar.

Top Channel