Oksikolesteroli, rreziku me i madh per shendetin

21/08/2009 11:50

Kolesteroli eshte nje nga armiqte me te medhenj te trupit te njeriut, por demet qe mund te na shkaktoje nuk i dime ende plotesisht.

Deri tani shkencetaret kane zbuluar dy lloje kolesteroli, ate te ashtuquajturin te mire (HDL), dhe te ashtuquajturin te keq (LDL). Por kohet e fundit, shkencetari kinez Zhen-Yu Chen nga Universiteti i Hong Kongut ka zbuluar nje tjeter lloj kolesteroli edhe me te demshem, i afte te rrise ne menyre komplekse nivelin e kolesterolit ne gjak.

Kete zbulim ai e ka prezantuar ne edicionin e 238-te te samitit “Meeting and Exposition della American Chemical Society” qe po zhvillohet ne Uashington.

“Ky studim eshte shume i rendesishem pasi oksikolesteroli i zbuluar eshte nje forme e oksiduar e kolesterolit”, shpjegon Chen. Ai sqaron se ky lloj kolesteroli gjendet ne ushqimet me yndyrna qe arrijne ne temperaturen e pjekjes. Ne fund te fjales se tij, Chen shton se oksikolesteroli dobeson kapacitetin e mbrojtjes se organizmit dhe ndihmon ne shumimin e qelizave te semura.

Top Channel