LG hedh ne treg “Islamic Phone”

21/08/2009 18:35

Gjigandi boteror i prodhimit te telefonave celulare, LG ka prezantuar ne Tunizi prodhimin e tij me te fundit “Islamic Phone”.

Celulari eshte ndertuar ne menyre te tille qe te favorizoje praktiken fetare te muslimaneve. Ai permban, Kuranin me muzike dhe imazhe te faqeve, lajmerimin per oraret e faljes dhe nje busull elektronike gjithmone ne drejtim te Mekes.

Telefoni “LG GD 335” ka marre miratimin e Keshillit Superior Islamik, kushton rreth 140 euro dhe eshte prezantuar me rastin e nisjes se Muajit te Shenjte te Ramazanit.

Top Channel