“Kisha bere vetem nje telefonate gjate dites, bateria ishte karikuar nje dite me pare, nuk po rrija ne nje vend te nxehte dhe telefoni nuk me kishte rene nga dora”.

Keshtu eshte shprehur nje vajze nga Franca, e cila bashke me te vellane ka qene deshmitare e shperthimit te iPhone-t te saj.

Ishin te dy ne tarracen e shtepise dhe po flisnin, kur ekrani i iPhone, nisi te skuqej dhe filloi te nxirrte tinguj te cuditshem.

Nga shperthimi nje cope xhami hyri ne syrin e djalit dhe per fat nderhyrja e menjehershme e nenes eliminoi probleme te metejshme me shendetin.

Apple nuk mban asnje pergjegjesi, por nena e femijeve duket e vendosur dhe kerkon drejtesi per kete ceshtje.

Top Channel