Ne nje nga dy fshatrat te banuar me serbe ne komunen e Skenderajt, nje familje jeton ne varferi te skajshme.

Ne nje shtepi shumevjecare, e cila pothuajse eshte ne shembje e siper, e veja Lubinka Kovacevic me femijet, ballafaqohet me mungesat elementare te ushqimit. E harruar nga institucionet e Kosoves, ajo vazhdon jeten ne nje shtepi te shkaterruar, muri i se ciles, tani e shume vite ndan stallen e kafsheve nga dhoma e gjumit dhe ambienti shtepiak.

“Ketu gatuaj, ketu e bej gjumin. Nese dikush mund te me ndihmoje per sevap e falenderoj. Askush nuk interesohet per ne. Per me teper jam invalide dhe s’kam para as per blerjen e ilaceve. S’kam cfare te bej, por jam ne hall te madh. Lutem per ndihme dhe shpresoj qe te jem shendoshe sepse nga shteti nuk po presim gje”, thote Lubinka.

Ajo pohon se te vetmet ndihma qe merr jane nga ushtaret e KFOR-it, ku sipas saj, ushtaret franceze e vizitojne pothuajse cdo dite dhe i sjellin ushqim. “Femijet e mi nuk mund t’i shpie askund. Nuk kam askend qe te me ndihmoje. Bamiresit me japin nga 20-30 euro dhe me ato para ju blej kafshaten e gojes femijeve. Keshtu jetoj une ketu. Nuk kam ku te shkoj”, shton banorja e Skenderajt. Qeveria serbe, kesaj familje i ka ndertuar banesen, shtepi e cila nuk ploteson as kushtet minimale te jetes.

Shtepise se re i jane ndertuar vetem muret, nderkohe  pjeset kryesore te saj kane ngelur te pa perfunduara. Mungesa e mjeteve materiale per te vazhduar shkollimin e larte, ka bere qe femijet e familjes Kovacevic, te mbesin vetem me shkollim elementar fillor. Nderkohe, e ema e tyre eshte detyruar qe vajzen e vetme ta martoje qysh ne moshen 15 vjecare. Jete te ngjashme si familja Kovacevic bejne edhe shume banore te fshatrave Syrigaje dhe Banje te Komunes se Skenderajt.

Shumica nga banoret serbe jetojne pa pune dhe marrin vetem asistence sociale. Sipas vleresimeve te UNDP-se ne Kosove, shifrat e papunesise dhe varferise ne nivel vendi, pa dallim komuniteti, arrijne kulmin. Per me teper, statistikat tregojne se ne Kosove me shume se 14% e popullsise jetojne ne varferi te skajshme. Rreth 40% e popullsise kryesisht te moshes se re, jane te pa pune.

Top Channel