Kosova duket se eshte nje nga prioritetet e sekretarit te ri te NATO-s, Anders Rasmussen. Viziten e tij te dyte ne kete cilesi, ai do ta realizoje ne Kosove.

Te enjten, me 13 gusht, ish-kryeministri i Danimarkes do te qendroje ne Prishtine, ku do te takohet me lidershipin e Kosoves dhe komandantin e KFOR-it.

Gjate kesaj vizite ai do te njihet me situaten e sigurise ne Kosove nga komandanti i KFOR-it, Giuseppe Emilio Gay, si dhe do te zhvilloje takime me Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiun, Kryeministrin Hashim Thaci, dhe me ministrin e Forces se Sigurise, Fehmi Mujoten.

Kjo eshte vizita e dyte e Rasmussen-it ne cilesine e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, disa dite pas vizites ne Afganistan, ku inspektoi trupat paqeruajtese te aleances veri-atlantike.

Diten e pare te mandatit te tij Rasmussen u shpreh ne Bruksel se synon qe, brenda pese vitesh, prania ushtarake e NATO-s ne Kosove te reduktohet ndjeshem. Sipas tij, brenda nje harku kohor do te krijohen te gjitha rrethanat qe NATO-ja te mos kete nevoje te mbaje numrin aktual te trupave ne Kosove.

“Synimi im eshte qe deri ne fund te mandatit ta shoh KFOR-in te reduktuar ne nje force te vogel reaguese. Nuk duhet te ngutemi dhe nuk duhet te synojme per nje afat te shkurter. Por besoj se ne nje te ardhme te afert do te krijohen kushtet qe KFOR-i te terhiqet me sukses”, u shpreh Rasmussen. Aktualisht KFOR-i ne Kosove numeron rreth 13.500 trupa qe vijne nga mbi 30 shtete anetare dhe partnere te NATO-s, kurse deri ne fund te ketij viti, numri i trupave ushtarake ne Kosove pritet te reduktohet ne 10 mije. Vizita e tij e pare ne Kosove, ne cilesine e kreut te NATO-s, vjen vetem dy jave pasi ai mori detyren nga diplomati holandez, Jaap de Hoop Scheefer.

Megjithese ishte parashikuar se Scheefer do te vinte per nje vizite lamtumire ne Kosove, me 27 korrik, tri dite para se te largohej nga posti, por kete nuk ia ka mundesuar nje nderhyrje kirurgjikale, te cilen e kishte bere ne dy javet e fundit te mandatit.

Aktualisht NATO-ja mban ne Kosove nje force paqeruajtese prej 13.500 ushtaresh nga me shume se 30 vende, mision qe eshte instaluar ne vend qe nga qershori i vitit 1999. Pritet qe deri ne fund te vitit, numri i ushtareve ne KFOR te jete jo me i madh se 10 mije, per shkak se disa shtete kane paralajmeruar terheqje te njeanshme te kontingjenteve te tyre ushtarake.

Ne postin e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ish-kryeminister i Danimarkes, eshte perzgjedhur samitin e fundit te krereve te shteteve dhe qeverive te aleances ne pranvere te ketij viti.

Top Channel