Rasti i operatorit kroat, Ivan Cvirn, i televizionit kroat RTL, qe u pushua keto dite nga puna, pasi kishte veshur, kur kishte shkuar per te xhiruar, ne emer te televizionit te lartpermendur, ne nje mbledhje te qeverise kroate, nje bluze me nje mbishkrim (“nuk kam nevoje per seks, pasi qeveria ma ben perdite”) e qe ofendonte Kryeministren kroate Jadranka Kosor, ka ngjallur reagime ne mediumet gjermane.

 Ata e kane marre ne mbrojtje kolegun e tyre kroat dhe te drejten e tij per shprehjen e lire te mendimeve dhe te qendrimeve te veta.

Nje nga gazetat me rendesishme gjermane, “Frankfurter Algemajne Cajtung”, ne nje koment te saj, te botuar keto dite, midis te tjerash, shprehte habine se perse, pikerisht, Kryeministrja Jadranka Kosor, qe me pare ka punuar si gazetare, reagoi kaq ashper ndaj rastit te operatorit te televizionit kroat RTL.

“Kryeministrja kroate do te duhej ta dinte se bashkejetesa e operatoreve dhe e politikaneve kudo ne bote mbeshtetet te respekti reciprok”, vihej ne dukje ne komentin e siperpermendur, qe shtonte se “ai qe terheq gjithe diten kameren e rende, ka te drejte te veshe çfare te doje”.

Ne mbrojtje te operatorit kroat Ivan Cvirn doli edhe ish-ylli gjerman i MTV-se, Ingo Shmol, i cili, permes radios gjermane WDR, kujtoi se edhe ai vete dikur kishte pasur probleme te tilla, pasi kishte veshur nje bluze me nje mesazh kunder ish-presidentit te Frances, Zhak Shirak.

Top Channel