Nje zyrtar lokal ne Komunen e Ferizajt ne Kosove eshte arrestuar me akuzen e shperdorimit te detyres dhe mitmarrjes.

Zyrtari E. Omuri eshte arrestuar nga forcat policore pas nje urdher-arresti te leshuar nga prokuroria e qytetit te Ferizajt. Sipas policise se Kosoves, arrestimi i zyrtarit eshte bere me urdher te ministrise se Brendshme.

Hetimi ndaj tij ka nisur pasi nje qytetar eshte ankuar per mitmarrje. Sipas zedhenesit te policise, Arber Beka, zyrtari ne Qendren Komunale te Regjistrimit Civil ne Ferizaj kishte marre 170 euro per t’i nxjerre nje pasaporte qytetarit.

Top Channel