Spanje, arrestohet “killeri” i ETA-s

06/08/2009 17:05

Nje person i dyshuar si anetar i organizates separatiste baske, ETA eshte arrestuar sot ne aeroportin e Madridit pasi eshte debuar nga Meksika.

Juan Manuel Inciarte, 55 vjec, dyshohet se ka vrare gjashte persona, pese prej te cileve agjente policie dhe tjetri nje grua shtatzene, bashkeshorte e nje prej oficereve.

Sipas informacioneve te policise spanjolle, e cila bashkepunoi ngushte me ate te Amerikes Latine, Inciarte jetonte ilegalisht ne Meksike.

Organizata separatiste ETA fajesohet per me shume se 820 vrasje gjate fushates se saj per pavaresine e rajonit Bask te Spanjes.

Javen e kaluar ishte edhe 50 vjetori i ETA-s, rast me te cilin u organizuan dy atentate.

Top Channel