Iran, Ahmadinejad nis formimin e kabinetit

06/08/2009 16:25

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka filluar te pergatise qeverine e tij, nje dite pas marrjes zyrtare te mandatit te dyte.

Lajmin e bejne te ditur agjencite iraniane, sipas te cilave Ahmadinejad duhet t’i paraqese anetaret e kabinetit te tij brenda dy javesh.

Sipas ligjit, Parlamenti do te marre me pas nje jave tjeter per te ekzaminuar kandidatet, para se te behet votebesimi per cdo minister.

Pritet qe Ahmadinejad te fuse ne qeverine e tij edhe nje grua, per here te pare qe prej vitit 1979.

Top Channel