BE, asnje urim per rizgjedhjen e Ahmadinejad

06/08/2009 13:55

Komisioni Evropian nuk ka ndermend te dergoje mesazhe urimi per presidentin iranian, Mahmoud Ahmadinejad qe dje ka bere betimin per mandatin e tij te dyte.

Lajmin e ka bere te ditur nje nga zedhenesit e KE-se, Amadeu Altafaj.

“Komisioni nuk ka derguar asnje mesazh urimi per Ahmadinejad dhe as ka ndermend ta beje”, eshte shprehur zedhenesi gjate nje konference per shtyp ne Bruksel.

Dje Ahmadinejad, pas heshtjes se Obames, ka deklaruar perpara parlamenti iranian se nuk pret urimin e lidereve perendimore.

“Kam degjuar se shume lidere perendimore kane vendosur te njohin qeverine e re, por nuk do te cojne mesazhe urimi. Dua t’u them se askush ne Iran nuk pret per mesazhet tuaja”, eshte shprehur Ahmadinejad.

Top Channel