Ende nuk jane publikuar emrat e ambasadoreve te Kosoves, nderkohe qe pritet pelqimi nga shtetet pranuese.

Grupin i pare i ambasadoreve eshte zgjedhur pas nje procesi te gjate selektimi, nderkaq fjalen perfundimtare e kane dhene presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, ne konsultim me ministrin e Jashtem, Skender Hyseni.

Gazeta “Express” ne Kosove, te ciles i referohet Telegraf ka arritur te siguroje listen e plote me emrat e 18 te nominuarve per ambasadore te Republikes se Kosoves. Ata jane: Avni Spahiu, Ilir Dugolli, Muhamet Hamiti, Muhamedin Kullashi, Vilson Mirdita, Albert Prenkaj, Sabri Kiçmari, Naim Malaj, Bekim Sejdiu, Gazmend Pula, Lulzim Peci, Shkendije Geci, Nexhmi Rexhepi, Shpend Kallaba, Hilmi Zogiani, Anton Berisha, Valdet Sadiku dhe Sami Ukelli.

Top Channel