Netanyahu, ne fund te muajit ne Londer dhe Berlin

03/08/2009 16:50

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do te shkoje ne Londer dhe Berlin ne fund te muajit per te negociuar mbi procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Lajmin e ka bere te ditur burime nga zyra e tij. Netanyahu do te takohet ne Londer me kryeministrin britanik, Gordon Brown dhe te derguarin amerikan per Lindjen e Mesme, George Mitchell, ndersa ne Berlin me kancelaren Angela Merkel.

Si Brown ashtu edhe Merkel kane mbeshtetur muajin e shkuar konsensusin me kusht te propozuar nga Netanyahu ne lidhje me nje shtet palestinez, por kane kerkuar gjithashtu edhe ndalimin e ndertimeve izraelite ne territoret e pushtuara.

Top Channel