Gripi, 55 raste ne Rusi

03/08/2009 17:10

Autoritetet ruse te shendetesise njoftojne se deri me tani jane 55 persona te infektuar me virusin e gripit te derrit.

Te gjithe te zbuluarit deri me tani si te prekur nga A/H1N1 jane persona qe sapo jane kthyer ne Ruse nga Anglia, Spanja Turqia dhe Bullgaria.

Nderkohe qe pergjegjesit e shendetit publik rus nisur edhe nga permasat e gripit ne Britanine e Madhe, u kane bere thirrje tifozeve te mos shkojne ne Uells per te ndjekur ndeshjen e 9 shtatorit mes Rusise dhe Uellsit te vlefshme per eliminatoret e boterorit 2010.

Top Channel