Clinton, vizite 11 ditore ne Afrike

03/08/2009 11:05

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Rodham Clinton nis sot nje tur ne shtate vende te Afrikes, per te riafirmuar angazhimin e ndermarre nga administrata Obama per te kapercyer problemet e shumta qe karakterizojne kontinentin, nga Somalia dhe Zimbabve deri ne Republiken Demokratike te Kongos dhe Liberi.

Clinton do ta nise viziten 11 ditore, me e gjata pertej detit e bere ndonjehere nga shefat e diplomacise amerikane, nga Kenia ku do te mbaje nje fjalim ne forumin afrikan te tregtise dhe zhvillimit, si dhe do te takohet me autoritetet me te larta lokale.

Kenia, vendlindja e babait te presidentit Barack Obama, po lufton per kapercimin e ndarjeve politike dhe tribale, qe nisen pas diskutimeve mbi zgjedhjet e 2008-es mes presidentit Mwai Kibaki dhe liderit te opozites Raila Odinga.

Obama, gjate nje vizite ne Kenia ne vitin 2006, u beri thirrje kenianeve qe te mos lejojne qe ndarjet mes tyre te pengojne zhvillimin demokratik te vendit.

Pritet qe Clinton te perserise kete mesazh ne takimet me Kibakin dhe Odingan, i cili u be kryeminister ne detyre pas nje marreveshjeje per ndarjen e pushtetit qe i dha fund krizes.

Top Channel