“Guantanamo” edhe ne Shtetet e Bashkuara

03/08/2009 11:25

Presidenti amerikan Barack Obama po mendon per nje “Guantanamo” edhe ne Shtetet e Bashkuara.

Sipas “Washington Post”, Shtepia e Bardhe po vlereson mundesine per te transferuar nje pjese te “armiqve” qe mbahen te mbyllur ne qendren e burgimit ne Kube ne nje strukture qe te perfshije edhe sallat e drejtesise per te zhvilluar proceset federale dhe komisionet ushtarake qe duhet te gjykojne te dyshuarit per terrorizem.

Burgu i sigurise se larte do te menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes, ajo e Drejtesise dhe e Sigurise se Brendshme, te cilat do te kene pergjegjesi te ndryshme per te burgosurit.

Struktura ne fjale pritet te prese si te burgosurit ne pritje te gjykimit, ashtu dhe ata qe jane shkarkuar nga cdo akuze por qe nuk ka vend qe i pranon.

Top Channel