KQZ shpall rezultatet zyrtare

01/08/2009 11:55

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, shpalli rezultatin perfundimtar zyrtar te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Keshtu Aleanca e Ndryshimit mori 70 mandate, Aleanca Socialiste per Ndryshim 4 mandate, ndersa Bashkimi per Ndryshim 66 mandate. Koalicioni i katert me i rendesishem, Poli i Lirise doli pa mandate ne votimet e 28 qershorit.

Sipas Ristanit procesi zgjedhor ka qene i ndershem i barabarte dhe i lire per te gjithe.

Megjithate, kreu i KQZ-se, terhoqi vemendjen per bashkepunimin jo shume frytdhenes me pushtetin vendor, vonesen e propozimeve te subjekteve per anetaret e Komisioneve Zgjedhore, si dhe ngadalesine e procesit te numerimit.

Top Channel