Honduras, Zelaya krijon milicine e tij

29/07/2009 09:20

Presidenti i Hondurasit Manuel Zelaya, i rrezuar pas nje grushti ushtarak shteti, po organizon nje milici te armatosur qe ta kete nen komanden e tij.

Lajmin e bejne te ditur mediat spanjolle, sipas te cilave milicia po grumbullohet ne malet mes kufirit te Nikaraguas dhe Hondurasit.

Ushtaraket honduriane, te vendosur perkrah qeverise se perkohshme te drejtuar nga Roberto Micheletti kane bere te ditur se e konsiderojne Zelaya person te padeshiruar dhe kane kercenuar se do te ushtrojne forcen ne rast te kthimit te tij ne atdhe.

Top Channel