Gates: Konflikti kurdo-arab, problemi numer 1

29/07/2009 10:25

Perplasjet mes arabeve dhe kurdeve ne veri te Irakut jane kercenimi kryesor per vendin, ashtu si dhe ndarjet mes suniteve dhe shiiteve qe kercenojne ta terheqin Irakun ne luften civile te tre viteve me pare.

Deklarata eshte bere nga kreret e kontigjentit amerikan ne Bagdad, gjate vizites qe sekretari i Mbrojtjes Robert Gates po zhvillon ne rajonet gjysmeautonome kurde.

Gates eshte takuar me lidere te ndryshem politike, te cilet jane ne armiqesi me lideret kurde per shkak te vendosjes se kufijve ne tokat kurde te pasura me nafte.

Zyrtari amerikan eshte takuar me presidentin kurd Massoud Barzani ne Irbil, ku eshte formuar edhe nje qeveri rajonale. Barzani foli per fitoren ne zgjedhjet e fundjaves, te cilat sipas tij kryesohen nga opozita.

Nga ana e tij, Gates tha se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te ofrojne ndihmen e tyre per zgjidhjen e perplasjeve, duke u kerkuar paleve qe te mos perdorin dhunen.

Nga ana tjeter, komandanti i forcave amerikane ne Irak, gjenerali Ray Odierno identifikoi tensionet ne veri te Irakut si numri 1 i problemeve qe sjellin destabilizimin e vendit.

“Shume grupe rebelesh po tentojne te perhapin tension. Ne po tregohemi te kujdesshem qe ky tension te mos pershkallezohet”, u ka thene gjenerali gazetareve.

Top Channel