" /> ">

Divorci, problem i vertete per shendetin

28/07/2009 13:30

Divorci sjell rreziqe te medha per shendetin e gruas dhe burrit. Keshtu thekson nje kerkim ne revisten “Journal of Health and Social Behaviour”.

Sipas autores se kerkimit Linda Waite te Universitetit te Chicago-s, personat qe kane nje martese te dyte pas nje divorci ose pasi kane mbetur te ve, jane me te lumtur dhe me pak te depresuar se personat qe preferojne te qendrojne vetem, pasi kane patur eksperienca te tilla.

Nga studimi i kryer ne nje kampion prej 8652 vullnetaresh ne moshe mes 51 dhe 61 vjec, te divorcuarit kane me shume semundje kronike, si diabeti apo shqetesime kardio-vaskulare, 20 perqind me shume se sa personat pak a shume lumturisht te martuar.

Ndaj sipas eksperteve, duhet llogjikuar dhe duhet punuar shume per te shpetuar nje martese.

Top Channel