Shtate sekretet per te mundur pagjumesine

27/07/2009 11:30

Nuk ju ze gjumi? Nese vuani nga pagjumesia me siguri po ndiqni disa nga rregullat tradicionale per ta meposhtur kete semundje: Mos pini kafe, sidmos gjate pasdites, mos beni aktivitete sportive gjate nates, mbani dhomen e gjumit te ajrosur dhe ne temperature normale dhe sigurohuni qe krevati, jasteku dhe carcafet te jene te rehatshem.

Keto jane keshilla shume te mira, por ka edhe disa gjera me pak te njohura qe mund te provoni per te pasur me shume ore gjumi.

1.   Vendosni alarmin para gjumit

Keshillen e jep mjeku ekspert, Michael Breus autor i librit “Beauty Sleep: Look Younger, Lose Weight, and Feel Great Through Better Sleep”. Ai u rekomandon pacienteve te tij qe te vendosin alarmin nje ore perpara se te shkojne ne shtrat gje qe u kujton atyre se ka filluar procesi i veprimeve qe bejne zakonisht njerezit perpara se te flene gjume, si larja e gojes apo pergatitjet e fundit per te nesermen.

2.   Mos u perpiqni te cliroheni nga mendimet e dites

Nje nga shkaqet kryesore te pagjumesise eshte ankthi dhe depresioni. Shume persona perpara se te flene mendojne per ankthet dhe ngjarjet qe u kane ndodhur gjate dites dhe nuk arrijne te flene. Mos u perpiqni te largoni keto mendime nga mendja. Nese ja arrini vazhdoni, por nese jo, atehere mos u sforconi me tej pasi s’do te bente gje tjeter vecse do te shtronte stresin dhe pagjumesine.
 
3.    Numeroni shifra dhe jo dele

Nje tjeter menyre per te te zene gjumi eshte te numerosh mbrapsht nga 300 deri ne 3. Vetem nese jeni nje as matematike, ne te kunderten s’do te arrini te perqendroheni ne asgje tjeter pervecse numerimit. Kjo do te sillte edhe largimin e mendjes nga mendimet stresuese te dites.

4. Zgjohuni nga gjumi gjysme ore perpara

Nese vuani nga nje pagjumesi kronike, perpiquni te zgjoheni gjysme ore perpara orarit qe coheni zakonisht. Kjo funksionon pasi mesoni trupin tuaj me zgjimin me shpejt ne mengjes dhe si rrjedhoje ndiheni me i fresket gjate dites.
 
5. Mundohuni te konsultoheni me nje psikolog

Nje psikolog i specializuar per pagjumesine do t’ju ndihmonte qe te mundnit me shpejt pagjumesine.
 
6. Mos u shqetesoni nese nuk arrini te fleni menjehere

Nuk duhet te mburreni nese ju ze gjumi menjehere sa vini koken ne jastek. Nese kjo ndodh shpesh, eshte shenje se po flini i kapur nga stresi. Koha ideale qe nje person ta zere gjumi eshte 15-25 minuta pasi shtrihet.  

7.    Shkoni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur

Nese keni probleme te vashdueshme me gjumin, mos u shqetesoni se eshte mesnate dhe se duhet te zgjoheni ne oret e para te mengjesit. Sforcimi i te ndenjurit ne shtrat do te sillte vetem rrotullime dhe perpjekje te kota. Ne vend qe te shtriheni, me mire shkoni dhe beni dicka qetesuese dhe kthehuni ne shtrat kur te ndiheni i lodhur.

Top Channel