Kine, klonohet miushi nga qelizat e lekures

24/07/2009 10:45

Kerkuesit kineze arriten te klonojne nje miush duke perdorur qelizat e lekures se nje mashkulli te rritur, duke i riprogramuar ato si qeliza embrionale.

Eksperimenti, sipas “Times” shenon nje hap perpara ne lidhje me studimin e qelizave staminale.

Keshtu rezultoi se nga qeliza te ndryshme te trupit mund te arrihet te krijohet nje qenie tjeter.

Miushi i realizuar nga shkencetaret e Akademise Kineze te Shkencave, u quajt Xiao Xiao.

Rezultatet e eksperimentit te tyre jane publikuar nga revista “Nature”.

Top Channel