Vapa ka risjelle ne Greqi ankthin e zjarreve. Qindra hektare pyje jane djegur ne nje ishull si pasoje apo te favorizuara nga temperaturat e larta qe kane perfshire vendin ditet e fundit.

Megjithe nderhyrjet e zjarrefikesve ka qene e pamundur te frenohen flaket. Masive te tera pyjesh jane gllaberuar nga gjuhet e flakeve dhe zjarrfikesit kane patur nje pune shume te veshtire.

Banesat e ishullit nuk kercenohen nga zjarret, po vendasit jane detyruar te largohen per shkak te tymit te dendur.

Parashikimet e metereologeve nuk jane aspak ngushelluese, pasi ditet ne vijim pritet nje rritje e tyre deri ne 40 grade Celsius.

Top Channel