Parlamenti Europian mbeshtet integrimin ne familjen europiane te Ballkanit Perendimor.

Kryetari i ri i kesaj strukture, Jerzhi Busek, vleresoi se kjo eshte me rendesi thelbesore dhe rruge e vertete per ruajtjen e paqes ne rajon. Situata ne Ballkan tani eshte premtuese, eshte shprehur Busek.

“Ne kete rajon nuk ka me tensione, te cilat i kemi pare ne te shkuaren. Vendet ne rajon tashme po trokasin ne deren e Bashkimit Europian”, shtoi ai. Busek theksoi se Bashkimi Europian duhet te pranoje anetare te rinj, por ne nje menyre teresisht natyrale, cka do te thote se ne radhe te pare duhet te plotesohen te gjitha kushtet e kerkuara.

“Kjo nuk eshte e rendesishme vetem per rajonin, por edhe per te gjithe europianet”, theksoi Busek. Zyrtari i larte europian beri te ditur se Bashkimi Europian ka kapacitet qe te zgjerohet drejt Ballkanit Perendimor, por theksoi se vendet doemos duhet t’i permbushin kushtet e parashtruara. “Mund te pranojme anetare te rinj, edhe ate ne menyre teresisht te natyrshme. Por, paraprakisht duhet te permbushen kushtet”, insistoi ai.

Liberalizimi i vizave, vleresoi Buseku, eshte shume i rendesishem, ne menyre te barabarte edhe per Ballkanin Perendimor edhe per Europen Lindore. “Ne ne Poloni e dime se sa eshte e rendesishme qe te mos ngrihen perde te reja te hekurta dhe per kete do te mbajme llogari per kete ceshtje. Gjithsesi, njeherazi do te jemi shume te kujdesshem. E dini edhe vete se cilat jane arsyet per kete. Por, doemos duhet te shkojme ne kete drejtim, drejt pezullimit te vizave. Kjo eshte e domosdoshme”, deklaroi kryetari i ri i PE-se, Jerzhi Busek.

Keto komente Busek i beri ne nje interviste per gazeten e perditshme serbe “Vecernje Novosti”. Busek perseriti se mbeshtet integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE, duke e quajtur si rrugen e drejte per te ruajtur balancen dhe paqen ne rajon. Ai shtoi se hyrja e Ballkanit ne Bashkimin Europian nuk eshte vetem ne interes te rajonit, por te te gjithe europianeve. Busek, ish-kryeministri polak, u zgjodh ne fillim te ketij muaji si kreu i Parlamentit Europian, duke u bere dhe i pari europianolindor qe emerohet ne kete detyre te rendesishme.

Qe nga 1 korriku, Suedia ka marre Presidencen e radhes se Bashkimit Europian. Ne deklarimet publike, zyrtaret suedeze deklaruan qartazi se ne projektin e tyre gjashtemujor do te fokusohen te zgjerimi i Bashkimit Europian dhe te konsolidimi i strukturave pervec angazhimit ne zgjidhjen e situates se rende ekonomike. Sa i takon Ballkanit, Maqedonia ka tanime statusin e kandidatit per anetar ne Bashkimin Europian.

Mali i Zi ka depozituar aplikimin per te fituar statusin e kandidatit ashtu sikurse Shqiperia qe kreu kete veprim me 28 maj te ketij viti.  
“Kjo nuk eshte e rendesishme vetem per rajonin, por edhe per te gjithe europianet”, theksoi Buse.

Top Channel