Pjesetare te shoqerise civile ne Kosove kerkuan te marten ne Prishtine ndryshimin e propozimit te Komisionit Evropian i cili la Kosoven jashte procesit te liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Publicisti Veton Surroi dhe eksperte te tjere te fushave te ndryshme ne Kosove i kane derguar nje leter Parlamentit Evropian ne te cilen kane shprehur shqetesimin e tyre ne lidhje me vendimin e komisionit qe futi Kosoven ne “listen e zeze” te Shengenit.

Luan Shllaku nga Fondacioni i Kosoves per Shoqeri te Hapur kerkoi qe njohja e pavaresise se  Kosoves dhe levizja e lire e qytetareve  te trajtohen nga bashkimi evropian si dy ceshtje te ndryshme.

11 persona nga shoqeria civile ne mesin e tyre edhe Rada Trajkovic nga spitali i Gracanices jane nenshkrues  te letres apeluese e cila u eshte derguar liderve te Evropes.

Top Channel