Greqia do te analizoje argumentet e paraqitur nga Maqedonia ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise dhe me pas do te prezantoje kunderargumentet e saj ne kete institucion.

Lajmin e ka bere te ditur ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, e cila ka theksuar se Athina ka argumente te forta kunder padise se Shkupit.

Sipas shefes se diplomacise greke, eshte pikerisht ky i fundit qe mban nje qendrim te patolerueshem ne ceshtjen e emrit kushtetues.

Nderkohe, mediat greke, duke iu referuar burimeve prane Ministrise se Jashtme, shkruajne se ne samitin e NATO-s ne Bukuresht nuk ka pasur veto te Greqise, por nje vendim unanim te vendeve anetare se me pare duhet te zgjidhet ceshtja e emrit.

Maqedonia paraqiti dje ne gjykaten e Hages argumentat e saj me shkrim, sipas te cilave Greqia ka shkelur marreveshjen e vitit 1995 duke bllokuar anetaresimin e vendit ne NATO.

Top Channel