Prinderit dhe nxenesit shqiptare ne Maqedoni kane paralajmeruar protesta kunder vendimit te Ministrise se Arsimit per mos zhvillimin e mesimit ne gjuhen shqipe ne shkollen e mesme te mjekesise se Shkupit.

Prinderit shqiptare pretendojne se jane anashkaluar plotesisht nga kreret e Ministrise se Arsimit, perfshire nga zevendesministrja shqiptare Luljeta Qazimi.

Perfaqesuesi i tyre, Enver Miftari ka deklaruar se ne ditet e ardhshme protestat do te radikalizohen per te kundershtuar kete indiference te institucioneve.

“Kerkojme qe te nderhyet per zgjidhjen e ketij problemi, ne te kundert situata do te dale jashte kontrollit”, ka paralajmeruar Miftari, i cili ka saktesuar se protestat do te zhvillohen para selise se Ministrise se Arsimit.

Top Channel