40 vjet me pare njeriu shkeli Henen

20/07/2009 09:30

Sot mbushen 40 vjet qe nga dita kur njerezimi pushtoi Henen. Me 20 korrrik 1969, astronautet e  misionit “Apollo 11” shkelen Henen duke shenuar nje hap historik por dhe perspektiva te reja per misionet e njeriut ne hapesire.

“Eshte nje hap i vogel per njeriun por gjigand per njerezimin”. Me keto fjale u shpreh Neil Armstrong, astronauti i pare qe vinte kemben  ne Hene. Ne Uashington ishte ora 22:56. Ne ate kohe Amerika u krenua me kete arritje, pasi ajo kishte mbetur pas Bashkimit Sovjetik ne ditet e para te gares se hapesires.

Ne 40  vjetorin e zbritjes ne Hene, NASA riperpunoi imazhet e paharruara te atij momenti duke sjelle nje figure me te qarte te ngritjes se flamurit amerikan ne satelitin e vetem natyror te Tokes.

Top Channel