Rio de Janeiro, familja panameze jeton ne aeroport

18/07/2009 16:15

Nje cift nga Panamaja bashke me 3 femijet e tyre nuk e kane vrare shume mendjen kur kane marre vesh se ngelen pa leke dhe nuk mund te ktheheshin nga Brazili per ne vendlindjen e tyre.

Prej rreth 30 ditesh, familja e madhe panameze jeton ne aeroportin e qytetit brazilian per shkak te mungeses se parave per t’u kthyer ne Panama. Carlos dhe Liliana Chavez mberriten ne Rio nga Buenos Airesi me autobus bashke me femijet, 6, 4 dhe 2 vjec, ndersa lahen perdite ne banjot e aeroportit.

Cifti thote se askush nuk i ka ndihmuar pasi shpenzuan te gjitha parate per te kuruar te emen e gruas ne Argjentine.

Top Channel