Liverpool, muze me 18 mije lloje insektesh

17/07/2009 21:30

Ne Liverpool eshte hapur nje muze shume i vecante ku te gjithe dashamiresit e botes se insekteve do kene mundesi te shikojne nga afer plot 18  mije lloje te kesaj klase kafshesh.

Qe nga buburreci me i thjeshte e deri tek mbreti akrep, do jene te ekspozuar ne kete muze, i pari ne llojin e vet. Ne familjen e madhe te ketij muzeu mund te admirohen nga afer fluturat shumengjyreshe dhe shumeformeshe apo merimangat.

Ne ndryshim nga shume muze te tjere, ne “BugWorld Experience” shume kafshe do te jene te gjalla dhe jo te balsamosura. Nje rekord me vete perben edhe fakti qe ne te ndodhen insekte qe nga savanat afrikane dhe duke vazhduar me pyjet tropikale, shkretetiren, lagunat, pyjet apo edhe kopshtet e shtepive.

Por surprizat nuk perfundojne me kaq, pasi nese ne fund te shetitjes ju vjen uri, ne barin e muzeut mund te shijoni nje torte me krimba ne formen e merimanges tarantula.

 

Top Channel