Ish-presidenti iranian Ali Akbar Rafsanjani ka bere thirrje sot per lirimin e personave qe kane protestuar ndaj rezultateve te zgjedhjeve te fundit presidenciale.
Ne daljen e tij te pare qe prej zhvillimit te zgjedhjeve, Rafsajani ka deklaruar se nje numer i konsiderueshem i popullsise iraniane ende dyshon tek rezultatet.
Nga ana tjeter, policia ka perdorur gaz lotesjelles per te shperndare mbeshtetesit e opozites, te mbledhur tek Universiteti i Teheranit.
Gjate tubimit, ata kane bere thirrje ne mbeshtetje te Mir Hossein Mousavi, kandidati i mundur ne zgjedhjet e 12 qershorit. Lideret e protestes duhet te benin paraqitjen e tyre te pare pas disa javesh.
Situata e tensionuar eshte krijuar pavaresisht paralajmerimeve te disa ministrave, se protestat jane shkak per zhvillimin e skenareve te padeshirueshem.
Rafsajani eshte nje nga eksponentet kyc te politikes iraniane dhe ka qene mbeshtetes i Mousavi-t.
Top Channel