Indonezi, atentate me bombe ne dy hotele luksoze

17/07/2009 08:00

Te pakten nente te vdekur, mes te cileve disa te huaj, eshte bilanci i dy bombave qe kane shperthyer mengjesin e sotem ne disa hotele luksoze te kryeqytetit indonezian te Xhakartes.

Shperthimi i pare u regjistrua ne hotelin “Marriott” dhe pese minuta me vone nje tjeter ne “Ritz-Carlton”.

Sipas agjencive nderkombetare te lajmeve, te plagosurit nga shperthimet jane rreth 50. Sipas burimeve, shperthimet jane shkaktuar nga bomba me fuqi te forte.

Nderkohe, gjate kerkimeve te bera nga skuadrat e anti-eksplozivit ne nje nga hotelet luksoze eshte gjetur nje tjeter bombe, gati per te shperthyer, por qe eshte caktivizuar nga ekspertet.

Top Channel