Gripi A mund te shkaktoje 65 mije viktima

17/07/2009 08:10

Ne rastin me te keq, virusi i gripit te derrave mund te vrase deri ne 65 mije persona vetem ne Mbreterine e Bashkuar.

Deklarata eshte bere nga autoritetet shendetesore britanike, te cituara nga gazeta prestigjoze “The Guardian”.

Deri tani bilanci ne Britanine e Madhe eshte 29 te vdekur dhe 53 persona ne terapi intensive, nderkohe qe vetem javen e kaluar jane regjistruar 55 mije raste te reja te prekjes.

Top Channel