Facebook percan ligjet e Kanadase

17/07/2009 13:20

Rrjeti i njohur social i internetit, Facebook po percan ligjin e Kanadase pasi permban ne menyre te pakufizuar informacione personale.

Nje hetimi i Komisionit Kanadez per Privatesine arriti ne perfundimin se web site i njohur me baze ne Shtetet e Bashkuara nuk u ka dhene informacionin e duhur te anetaresuarve.

Nga ana tjeter, Facebook deklaron se synon te ruaje privatesine e perdoruesve pa kompromentuar eksperiencen e tyre ne kete faqe interneti.

Ne Kanada jane 12 milione personat, ose nje e treta e popullsise, qe jane regjistruar ne Facebook.

Top Channel