Rumani, organizohet tregu i martesave

16/07/2009 16:10

Mijera persona jane mbledhur ne malin Gaina ne Rumani, ku organizohet tregu i martesave.

Mali ndodhet ne Transilvania dhe iniciativa eshte pjese e nje tradite te nisur ne 1816 dhe lindi si pasoje e deshires se njerezve per te levizur nga zonat e izoluara ne male.

Vajzat qe duan te martohen ngjiten ne malin e larte mbi 1486 metra dhe kane me vete edhe karrocen me pajen brenda.

Pritet qe ne kete panair te marre pjese edhe presidenti Traian Basescu

Top Channel