Krijohet grupi i te sulmuarve nga peshkaqeni

16/07/2009 09:15

Personat e sulmuar nga peshkaqenet jane mbledhur se bashku ne Washington ne nje Kongres per te kerkuar masa mbrojtese ne favor te kafsheve te detit qe tashme i kane lene pa nje krah apo pa nje kembe.

“Nese ne kerkojme qe keto specie te mos demtohen, atehere te gjithe mund ta bejne”, thote Chuck Anderson, i sulmuar ne gusht te vitit 2000 nga nje peshkaqen gjigant ne Gjirin e Meksikes.

Kafsha e ka terhequr prej gishtave te njeres dore dhe me pas i ka kafshuar parakrahun.

Po keshtu edhe pjesemarresit e tjere ne kongres, te cilet kane patur thuajse te njejtat pasoja, pasi kane kaluar traumen kane kuptuar se nje ndjenje ndryshe ekziston ndaj ketyre specieve.

Top Channel