Itali, 34 raste te reja te gripit A te njeriu

16/07/2009 18:50

Nga 13 korriku e deri me sot jane konfirmuar 34 raste te reja te gripit A/H1N1 tek njeriu, ne shtetin fqinj te Italise.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave te gjitha rastet jane konfirmuar permes testeve te kryera ne laboratoret mjekesore.

Burimet shtojne me tej se nga 24 prilli numri total i personave te prekur nga gripi i derrave ka shkuar ne 258.

Top Channel