Rosset, njeriu qe jetoi 10 muaj ne nje ishull i vetem

15/07/2009 17:50

Pas 300 ditesh vetmi ne nje ishull te vogel te Oqeanit Paqesor rikthehet ne jeten normale aventurieri Xavier Rosset.

“Robinson Crusoe” i koheve moderne zgjodhi vetizolimin per afersisht 1 vit  per te vendosur ne prove kapacitetet e tij per te mbijetuar ne nje mjedis te paprekur nga civilizimi.

Rosset jetoi ne ishullin Tofua ne arkipelagun e Tonguas per 10 muaj duke patur si mjete mbijetese vetem nje thike, nje videokamer qe kishte marre per te regjistruar dhe nje aparat celular satelitor per te derguar filmimet.

Aventura e tij ka kaluar disa faza ambjentimi dhe psikologjike. Cdo etape e jeteses se tij ne ishull eshte e dokumentar ne blogun e tij zyrtar fale filmimeve qe niseshin me ane te aparatit celular satelitor.

Javet e para ishin perpjekje per sigurimin e ushqimit ne ishullin e mbuluar nga pyje te dendura dhe derra te eger, iu desh te mesonte teknikat e mbijeteses te cilat njerezit kishin perfituar gjate historise, por qe jane harruar nga njeriu modern. Ndertoi nje strehe dhe cdo dite siguronte ushqim, kryesisht fruta dhe uje.

Zviceriani ka regjistruar ditet e tij ne ambinetin “armiqesor” me ane te nje videokamere baterite e se ciles karikoheshin me ane te rrezeve diellore.

Kontaktet e para me njerezit pas 300 ditesh ishin tronditese, por nostalgjia per “normalitetin” u shua shume shpejt me nje birre dhe disa shkembime batutash me njerezit me te dashur.

Do t’i duhet pak kohe per t’u riambjentuar me ritmin e jetes se civilizuar ndaj Rosset ka vendosur qe per mometin te mos levize nga shtepia e tij ne Zvicer.

Top Channel