Ka dite qe ne qiellin mbi detin Egje avionet ushtarake greke dhe turq kane ndjekur nga afer njeri-tjetrin.

Athina zyrtare deklaron se 14 aeroplane ushtarake turq kane kryer perseri provokime te reja diten e marte ne hapesiren ajrore dhe detare mbi ishujt greke Farmakonisi, Furnus dhe Agathonisi. Pas nje telefonate proteste te atashehut ushtarak te Greqise ne Ankara ndaj organeve te Ministrise se Mbrojtjes turke, vete ambasadori grek ne kryeqytetin turk, Fotis Ksidhas, i ka dorezuar nje note proteste zv/ministrit te Jashtem, Hajdar Beg per shkeljet e vazhdueshme te hapesires ajrore te Greqise.

“Keto incidente jane perballuar nga forcat ajrore dhe jane kryer edhe levizjet e nevojshme nga ana e Ministrise se Jashtme”, ka komentuar zedhenesi i qeverise greke Evangelos Andonaros. Ndersa partite opozitare kane kritikuar qeverine per pamjaftueshmeri ne politiken e saj te jashtme.

“Turqit po e privatizojne krejtesisht pjesen lindore te detit Egje, duke krijuar kushtet e nje mbizoterimi total, me tolerancen e qeverise greke dhe Greqia do te paguaje shtrenjte perllogaritjet e zonjes Bakojanis”, ka thene nje prej udheheqesve te kesaj partie.

Sipas pales greke, Turqia  duket se nuk deshiron te ruaje dhe te respektoje moratoriumin e nenshkruar ne vitin 1988 nga ministrat e Jashtem te atehershem te dy fqinjeve, Papulias dhe Gilmaz, sipas te cilit ne muajt e veres dy shtetet nuk duhet te krijojne provokacione ushtarake per te mos penguar industrine e turizmit. Per ngjarjet e fundit Athina ka vene ne dijeni dhe udheheqjen e NATO-s.

Top Channel