“Pet Airways”, linja e pare ajrore per kafshet

15/07/2009 20:10

Mendohet nje eksperience e klasit te pare edhe per miqte me te mire te njeriut, qente. Ata mund t’i thone lamtumire tashme stresit te udhetimeve te lodhshme duke ndjekur padronet e tyre gjate periudhave te pushimeve.

Udhetimi i pare eshte kryer te marten nga New York dhe per momentin kompania “Pet Airways” kryen fluturime vetem ne 5 shtete te SHBA-se dhe nuk perjashtohet nje zgjerim i metejshem duke patur parasysh edhe kerkesat dhe prenotimet e shumta nga padronet e kafsheve.

Avionet jane te pajisur me personel te specializuar ne sherbimin veterinar dhe kontrollohen cdo 15 minuta.

Cmimet e biletave variojne nga 149 deri ne 299 dollare per linjen me te gjate te momentin New York-Los Angeles.

Cdo kafshe qe udheton me “Pet Airways” ka “sediljen” e saj si dhe nje dhome ku do te rehatohen per te pritur padronet e tyre.

Themeluesit e kompanise ajrore jane kujdesur edhe per detajet me te vogla duke informuar edhe padronet per oraret e nisjeve te kafsheve te tyre dhe per vonesat e mundeshme.

“Siguria dhe rehatia jane shqetesimet kryesore te padroneve te kafsheve. Ne e dime kete sepse edhe ne jemi padrone te qenve”, u shprehen themeluesit e kompanise, Dan Wiesel dhe gruaja e tij Alysa Binder.

Sipas te dhenave te Departamentit Amerikan te Transporteve nga 2007 deri ne 2008 jane rreth 29 kafshe te ngordhura si pasoje e mungeses se oksigjenit, 13 te lenduara dhe 7 te zhdukura.

Top Channel