Rreth 70 persona jane shoqeruar ne stacionin e policise ne Viti, per shkak te nje kontesti pronesie ne kete qyteze.

Sipas policise, sherri ka nisur pasi kryetari i komunes, Nexhmedin Arifi nuk eshte pajtuar me nje vendim te gjykates, i cili e detyron qe te beje pranim-dorezimin e nje objekti.

Zedhenesi i policise se Gjilanit, Ismet Hashani beri te ditur se, pas marrjes ne pyetje te 70 qytetarve, qe te gjithe jane liruar nga policia.

Nderkohe, njoftohet se pas nderhyrjes se policise, kryetari i komunes eshte pajtuar me vendimin e gjykates dhe ka nenshkruar vendimin e saj per lirim te objektit.

Top Channel